KRYEFAQJA » LAJME » Nis procesi gjyqësor ndaj ish deputetit Mark Frroku
Nis procesi gjyqësor ndaj ish deputetit Mark Frroku

Nis procesi gjyqësor ndaj ish deputetit Mark Frroku

Në Tiranë ka nisur të martën gjykimi ndaj ish deputetit Mark Frroku, i akuzuar për një vrasje në mars 1999 në Hollandë. Sipas prokurorisë shqiptari Aleksandër Kurti u qëllua për vdekje, pasi ishte dashuruar me një vajze e cila shfrytëzohej si prostitutë nga i pandehuri Mark Frroku. Për të vërtetuar akuzën ndaj Frrokut për vrasje, prokuroria përveç materialeve të ardhura nga autoritetet belge, ka kërkuar si dëshmitare edhe një oficer të policisë belge, Steven Vandenister, i cili ka kryer pjesën më të madhe të veprimeve hetimore për këtë ngjarje. Nga ana tjetër i pandehuri Frroku me avokatin e tij kërkuan rreth 100 dëshmitare, shumica për të kundërshtuar akuzën e vrasjes. Mes dëshmitarëve, Frroku ka kërkuar edhe disa burra të moshuar, mes të cilëve edhe babi i tij, të cilët ishin betuar në bazë të kanunit në një kishë se nuk kishin dore në vrasjen e Aleksandër Kurtit.
Por ndaj ish deputetit Mark Frroku veç akuzës së vrasjes, rëndon dhe akuza për fshehje të pasurisë, pastrim të produkteve të veprës penale dhe ndërtim i paligjshëm. Për akuzën e fundit, prokuroria ka kërkuar si dëshmitar deputetin Tom Doshi.
Çështja Frroku, ka qenë ndër më të debatueshmet në politikën shqiptare prej shumë kohësh dhe ka shërbyer si pikënisje e betejës së opozitës së djathtë për dekriminalizimin e politikës.