KRYEFAQJA » LAJME » Nis “Procesi i Popullimit”
Nis "Procesi i Popullimit”

Nis “Procesi i Popullimit”

Ministria e Brendshme ka nisur “Procesi i Popullimit” në përfundim të të cilit në të gjithë vendin do të bashkohen regjistri i gjendjes civile me regjistrin e adresave. “”Procesi i Popullimit” do na japi në fund të ditës një llogari definitive sa jemi dhe ku banojmë” tha ministri i brendshëm zoti Saimir Tahiri gjatë një takimi në qarkun e Lezhës. Zoti Tahiri tha se ky është një proces themelor, i cili garanton shërbime më cilësore dhe transparente për qytetarët. Por sipas tij ky është një proces që garanton dhe të drejtën e votës. Ministri i brendshëm kujtoi se në zgjedhjet e fundit “ka pasur qytetarë që fizikisht jetonin në  një njësi, por votonin në një njësi tjetër, apo jetonin në një qytet dhe votonin në një qytet tjetër”.