KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nis procesi për shpalljen të jashtëligjshme të partisë së ekstremit të djathtë NPD
gjykata federale kushtetuese e gjermanise

Nis procesi për shpalljen të jashtëligjshme të partisë së ekstremit të djathtë NPD

Gjykata kushtetuese federale e gjermanisë nisi dje procesin për shpalljen e mundshme të jashtëligjshme partinë e ekstremit të djathtë NPD. Gjyqi po mbahet në Karlsruhe, landi gjerman që paraqiti kërkesën në gjykatë në vitin 2013. Në kërkese thuhet se partia NPD me programin e saj është kundër kushtetutes dhe lirive demokratike dukë cituar shumë deklarata të zyrtareve të kësaj partie. Qeveria federale dhe parlamenti nuk janë përzier në këtë akuze. Kjo është përpjekja e dyte për të nxjerrë jashtë ligjit këtë parti. Në vitin 2003 një përpjekje e ngjashme nuk dha rezultat si pasojë e ngatërresave ligjorë me përfshirjen e agjenteve të fshehtë të cilët kishin depërtuar në radhët e kësaj force politike. Në historine e gjermanise e pas luftës ka vetëm dy raste kur një parti është nxjerre jashtë ligjit, në vitin 1953 ndaj një partie me orientim nazist dhe në vitin 56 ndaj partisë komuniste. Baza ligjore është një nen i kushtetutes që ndalon parti me programe ekstremiste në të dyja krahet.