KRYEFAQJA » LAJME » Nis prodhimi i energjisë në HEC-in e Banjës

Nis prodhimi i energjisë në HEC-in e Banjës

Nis zyrtarisht puna në Hidrocentralin e Banjës, një nga veprat më të mëdha energjitike të 30 viteve të fundit. Investimi i gjigandit norvegjez, Statkraft, që zanafillen e ka në vitin 2009 pritet të rriti me 5% prodhimin vendas të energjisë nga hidrocentralet.

Në ceremoninë e inagurimit të HEC-it të Banjës, vepër e nisur nga demokratët, kryeministri Rama shmangu në fjalën e tij meritat, por ministri i energjisë Damian Gjiknuri u ndal ti kujtonte paraardhësve se projekti u gjet në një ngërç që rrezikonte afatet e përfundimit të saj.

Por që prodhimi i HEC-it  të Banjës dhe hidrocentraleve të tjera të mos shkoje vetëm për eksport sipas kryeministrit Edi Rama nevojitet krijimi i tregut të lirë të energjisë, hap që do të çonte përpara reformën në energji, të cilën ai e quajti larg të qenit e përfunduar.

Banja është hidrocentrali i parë i projektit Devolli HidroPower e do të pasohet nga ai i Moglices. I gjithë projekti, që përfundon në 2019, arrin në 530 milionë euro investim dhe do të punësoje mijëra banorë lokal.