KRYEFAQJA » LAJME » Nis punën komisioni hetimor i “CEZ” pas disa javësh nga miratimi i tij

Nis punën komisioni hetimor i “CEZ” pas disa javësh nga miratimi i tij

Komisioni hetimor i cili do të punoje për verifikimin e zbatimit legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave për realizimin e marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ ka filluar punën pas disa javësh nga miratimi në seancë plenare i këtij komisioni. Kryetari i komisionit Edmond Spaho bëri të qartë objektin e hetimit .

Ndërsa u kërkua nga deputetët e mazhorancës që të mos anashkalohen punimet e këtij komisioni . Ndërsa komisioni tjetër me objektiv po CEZ-in por i iniciuar nga mazhoranca dhe me synim hetimin e procedurave të privatizimit të operatorit të sistemit të shpërndarjes dhe negocimi i marrëveshjes së shitjes së aksioneve ka zgjatur vetëm pak minuta ku u miratua plani i hetimit . Deputetët e opozitës erdhën me vonesë dhe deputeti Sherefedin Shehu reagoi jashtë sallës së komisionit.