KRYEFAQJA » LAJME » Nis rikonstruksioni i Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër

Nis rikonstruksioni i Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër

Në ditën e të moshuarve, ministri i mirëqënies sociale dhe rinisë është ndalur në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër, nga ku u zotua për më shumë përkujdesje për moshën e tretë. Ministri Klosi foli për mundësinë e rritjes së pensioneve, si shenjë e përkujdesjes ndaj kësaj kategorie.

Këtë mëngjes institucionet e formimit profesionale u vunë në shërbim të të moshuarve që akomodohen në këtë shtëpi. Ministri Klosi tha se kjo praktikë do të aplikohet edhe më gjërë.

Në mënyrë simbolike ministri Klosi vuri tullën e parë të rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër, investim i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me vlerë 250 milion lekë.