KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nis Rio 2016
Nis Rio 2016

Nis Rio 2016

Në Rio de Janeiro të Brazilit, filluan zyrtarisht Lojrat Olimpike. Ceremonia e hapjes u zhvillua në stadiumin e famshëm të Marakanas. Në këto lojra marrin pjesë 206 shtete me rreth 12 mijë atletë, prej të cilave 6200 meshkuj dhe 5100 sportiste femra. Flamurtare e ekipit shqiptar ishte atletja e njohur Luiza Gega, e cila i ka prirë Shqipërisë në parakalimin e shteteve gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike. Shqipëria në këto Lojëra Olimpike do të marrë pjesë me gjashtë garues.
Për herë të parë në lojrat olimpike merr pjesë dhe Kosova. Në ceremoninë e hapjese, ishte kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi që ngriti flamurin e Kosovës. Kosova në “Rio 2016” do të përfaqësohet nga tetë sportistë.
Kalendari i ekipi shqiptar :
Më 7 gusht peshëngritësja Evangjeli Veli garon për Shqipërinë në kategorinë deri 53 kg.
Më 9 gusht garon peshëngritësi Briken Calja në kategorinë deri 69 kg.
Më 9 gusht garon në not Sidni Hoxha në kategorinë 50 m stil i lirë.
Më 10 gusht garon Nikol Merizajt në kategorinë 100 m stil i lirë.
Më 12 gusht garon Luiza Gega në garën 1500 m, më 13 gusht në 3000 m me pengesa.
Më 12 gusht garon Izmir Smajlaj në kategorinë kërcim së gjati