KRYEFAQJA » LAJME » Nis sezoni turistik në Theth
sezoni turistik, theth, valbone, bukurite natyrore shptare, aktivitete

Nis sezoni turistik në Theth

Çelja zyrtare e sezonit turistik në Theth kulmoi me aktivitete të larmishme përmes veprimtarisë “Dita e Bjeshkës- Thethi, mrekullia e alpeve shqiptare”, që përkon me 50-vjetorin e shpalljes së Thethit, Park Kombëtar. Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, nisur nga nevojat me urgjente që ka kjo zonë për zhvillimin e turizimit premtoi vazhdimësinë e investimeve në infrastrukturën rrugore. Projekti i Ministrise së Mjedisit në bashkëpunim me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, syonon zgjerimin e këtij parkut kombëtar nga Vermoshi deri në Valbonë. 70 km larg Shkodres, në njësinë administrative të Shalës, parku kombëtar i Thethit vlerësohet si nje nga perlat e natyres shqiptare dhe një nga atraksionet kryesore të turizimit malor në vend.