KRYEFAQJA » LAJME » Nis takimi Rama – Basha
SHBA dhe BE: Të zhgënjyer nga takimi Rama- Basha, por mbështesim qeverinë në hapat drejt miratimit të reformës

Nis takimi Rama – Basha

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ka nisur takimi i shumëpritur mes kreut të maxhorancës Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Zoti Rama ka mbërritur i shoqëruar nga kreu i komisionit të Reformës në Drejtësi deputeti socialist Fatmir Xhafa dhe sekretari i përgjithshëm i LSI Petrit Vasili. Prania e zoti Vasili mund të konsiderohet e reja e deritanishme e takimit, pasi më parë ai nuk përfshihej në tryezen e bisedimeve.
Nga ana e tij zoti Basha mbërriti rreth 10 minuta me vonesë, i shoqëruar nga Edi Paloka, nënkryetari i PD dhe kryetari i grupit parlamentar dhe deputeti Oerd Bylykbashi, interlokutori kryesor i opozitës për Reformën në Drejtësi. Burime mediatike bëjnë të ditur se zoti Rama dhe zoti Basha kanë shtrënguar duart para takimit, por ky moment ende nuk shihet të jetë fiksuar. Në fragmentet e filmimeve dhe fotografive të para, palët duket se kanë komunikuar lirshëm dhe duke buzëqeshur me njëri tjetrin. Ndërkaq reagimi i parë ka ardhur nga ish kryeministri Berisha i cili praninë e zotit Vasili në tryezë e ka konsideruar si një një shkelje të rëndë ka zotit Rama, pasi takimin bilateral e ka shndërruar në trilateral. “Sidoqoftë, kjo tregon se Rama shkoi ne takim i kompleksuar nga Basha. Kurse Basha ka përpara dy bashkëkryetarë të aleancës të vëllezërve armiq, të pasigurt me njeri-tjetrin por të pasigurt me veten e tyre!” shkruan zoti Berisha në Fejsbuk. “Lë të urojme të dashur miq një marrëveshje te ndershme në interesin më të mirë të shqiptarëve! ” përfundon ai mesazhin e tij.