KRYEFAQJA » LAJME » Nis të mërkurën diskutimi për reformën në drejtësi
reforma ne drejtesi, e merkure, kuvendi i shqiperise, diskutime

Nis të mërkurën diskutimi për reformën në drejtësi

Pas një ndërprerje disa javore, reforma në drejtësi do të rikthehet në axhendën e diskutimit parlamentar.

Burimet bëjnë të ditur se të mërkurën paradite komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi do të mblidhet për të shqyrtuar vërejtjet e ekspertëve ndërkombëtarë për projekligjin e Kontrollit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, për miratimin e të cilit të huajt kërkuan me urgjencë miratimin.

Mbledhja do të zbardhë vlerësimet e ekspertëve të huaj të cilët kanë dorëzuar tanimë opinionet e tyre për shqetësimet e opozitës mbi projekligjin e vetingut.

Partia demokratike dorëzoi në 2 gusht propozimet e saj që kërkonin qartësimin e rolit të inspektoriatit të deklarimit të pasurive në procesin e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Jo zyrtarisht mësohet se vlerësimet e ekspertëve të huaj janë dorëzuar në zyrat e kuvendit dhe pas dy ditesh do të zbardhet edhe qëndrimi i deputeteve të opozitës për to.

Takimi i të mërkurës do të jetë i pari pas votimit në 22 korrik të ndryshimeve kushtetuese.