KRYEFAQJA » LAJME » Nis viti i ri shkollor
Nis viti i ri shkollor
Foto ilustruese

Nis viti i ri shkollor

Në Shqipëri ka nisur viti i ri shkollor 2016-2017. Rreth 392 mijë nxënës janë ulur në bankat e shkollave. Për rreth 27 mijë vogëlushë kjo ditë do të mbetet e shënuar pasi nisin rrugën e vështirë, por të bukur të dijes. Autoritetet e arsimit e vlerësojnë këtë ditë si të shënuar edhe për gjimnazistët rinj . Ata do të fillojnë studimet me kurrikulën e re, që lehtëson ngarkesën nga 18 në 13 lëndë mësimore. Ajo rikthen lëndën e bukur të Gjuhës Shqipe dhe unifikon lëndët e detyrueshme deri në klasën e 11-të. Ministrja Lindita Nikolla me rasin e fillimit të vitit të ri shkollor, veç urimeve që ka përcjellë për nxënësit dhe mësuesit, një urim ka formuluar për fëmijët me nevoja të veçanta. Ajo tha se ata do të shihen  me prioritet. Zonja Nikolla tha se në vemendje janë edhe mësuesit që japin mësim në shkollat në zonat e thella rurale.
Fillimi i vitit të ri shkollor ka nisur mes debatesh dhe pakënaqësish për numrin e madh të nxënësve në klasa dhe mungesën e tekseve shkollore. Qeveria thotë se është përpjekur ti minimizojë problemet shumica të trashëguara. Sipas saj për vitin e ri shkollor janë rikonstruktuar 126 shkolla dhe 155 mijë nxënës do të mësojnë me tekste të reja të unifikuara me sistemet arsimore europiane. Por opozita nga ana e saj vazhdimisht e ka akuzuar qeverinë se ka futur arsimin në kaos dhe nuk ka bërë invesimet e premtuara.