KRYEFAQJA » LAJME » Anija shqiptare “Oriku” bëhet pjesë e operacioneve të NATO-s në detin Egje
niset-anija-shqiptare-oriku-ne-operacionin-e-nato-s-sea-guardian-ne-detin-egje

Anija shqiptare “Oriku” bëhet pjesë e operacioneve të NATO-s në detin Egje

Shqipëria është përfshirë në misionin ushtarak detar “Sea Guardian”  të  NATO-s në Detin Egje. Të hënën në mesditë nga Porti i Durrësit është nisur anija ushtarake “Oriku”, duke shënuar operacionin e parë të këtij lloji për forcat detare shqiptare që kur vendi u bë anëtar i Paktit të Atlantikut të Veriut në vitin 2009. Ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli duke spjeguar arsyet e kësaj pjesmarrjeje tha se: “Pasiguria në rritje në Mesdheun Lindor e Jugor ka sjellë nevojën e një reagimi të përbashkët nga të gjitha vendet e Aleancës sonë. Ngjarjet që ndodhin në Siri, Irak dhe jo vetëm demonstrojnë rëndësinë që ka NATO për të qenë e mirëpërgatitur dhe e kudogjendur për t’iu përgjigjur çdo krize të mundshme” tha ministrja shqiptare e mbrojtjes. “Prania jonë në detin Egje, në rradhë të parë i takon solidaritetit që Shqipëria tregon ndaj fqinjëve dhe aleatëve. Ushtarakët tanë kanë qenë në çdo pikë të nxehtë të globit, por tani problemet janë afruar në kufinjtë tanë. Dhe ne duhet të jemi aty” tha ministrja Mimi Kodheli.