KRYEFAQJA » LAJME » Nishani: Angazhim në përballimin e sfidave të së ardhmes
Nishani: Angazhim në përballimin e sfidave të së ardhmes

Nishani: Angazhim në përballimin e sfidave të së ardhmes

Presidenti shqiptar Bujar Nishani i ka bërë thirrje politikës shqiptare “për më shumë angazhim në përballimin e sfidave të së ardhmes“. Deklaratën e tij zoti Nishani e bëri në pritjej zyrtare me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë të organizuar prej tij në Pallatin e Brigadave. Në fjalën e hapjes, zoti Nishani u shpreh se, kjo është një ditë e shenjtë për mbarë shqiptarët në të gjithë botën. “Burrat e shtetit të asaj kohe e kryen misionin e tyre, tani është radha jonë”, tha Presidenti Nishani. “Duke respektuar pavarësinë e secilit insistucion është e vetmja mënyrë për të funksionuar harmoninë e institucioneve” nënvizoi ai. Duke ju referuar momentit aktual, reformës në drejtësinë shqiptare dhe debatit për dekriminalizimin e politikës, presidenti tha : “Të drejtojmë drejtësinë, të marrë fund koha kur padrejtësitë më të medha i bëjnë ata që pretendojnë se bëjnë drejtësi. Përmes dekriminalizmit ti japim fund strehimit të krimineleve, ti japim debatit politik sensin frymëdhënës me rregulla qytetare, kulturë demokratike dhe pluraliste. Të përshpejtojmë sa të mundemi afrimin tonë me Europën. T’i bëjmë këto në kohën e duhur, mënyrat dhe mjetet e duhura”. Zoti Nishani i ftoi qytetarët të mos e braktisin vendin, pasi sipas tij “me përpjekjen e të gjithëve mund ta shndërrojmë Shqipërinë në vendin që duam”.
Në pritjen e dhënë nga zoti Nishani, ra në sy mungesa e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në rresht të parë ishte ish kryeministri Berisha dhe shefi i opozitës Basha. Maxhoranca përfaqësohej nga nënkryetarja e parlamentit Leskaj dhe ministrja e mbrojtjes Kodheli.