KRYEFAQJA » LAJME » Nishani, asnjë parti politike nuk mund të kërkojë ngrirjen e Kushtetutës
Nishani, asnjë parti politike nuk mund të kërkojë ngrirjen e Kushtetutës

Nishani, asnjë parti politike nuk mund të kërkojë ngrirjen e Kushtetutës

Ndërkohë, presidenti Bujar Nishani ka përgënjeshtruar sot lajmin e shpërndarë në disa media rreth mosnjohjes së procedurës për plotësimin e vendeve vakante të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në një njoftim, kabineti i kreut të shtetit, shprehet se asnjë parti politike nuk mund të kërkojë ngrirjen e Kushtetutës.Gjithashtu në njoftim thuhet se presidenti i Republikës ka marrë mbështetjen e shumicës së grupeve parlamentare, përfshirë edhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për vijimin e procedurës për plotësimin e vendeve vakante të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.