KRYEFAQJA » LAJME » Nishani çon në parlament dekretet e ministrave të rinj
Përfundon paketa e ligjeve plotësuese te drejtesisë

Nishani çon në parlament dekretet e ministrave të rinj

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar në orët e fundit të afatit ligjor katër ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Fatmir Xhafajn do të jetë në postin e ministrit të brendshëm, Ogerta Manastirliu do të jetë ministre e shëndetësisë, Olta Xhaçkën ministre e mirëqenies sociale dhe rinisë, dhe Eduart Shalsin ministër i pushtetit vendor. Tashmë pritet që parlamenti shqiptar të votojë katër dekretet në seancën plenare të së enjtes. Opozita ka parlajmëruar se nuk do të lejojë që zoti Xhafa të marri postin e ofruar, por ende nuk dihet nëse ajo do të jetë e pranishme në parlament në momentin e votimit.