KRYEFAQJA » LAJME » Nishani dekreton emerimet e kërkuara nga Rama
Nishani dekreton emerimet e kërkuara nga Rama

Nishani dekreton emerimet e kërkuara nga Rama

Kur dukej se presidenti Bujar Nishani po tregonte forcë ndaj maxhorancës së majtë, ai ka bërë një tërheqje të menjëhershme. Presidenti ka dekretuar të hënën emërimet e ministrave Ahmetaj e Ekonomi ne postet e reja të tyre, përkatësisht në ministrinë e financave dhe ekonomisë. Dy ditë më parë zoti Nishani i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të interpretojë nenit 98 pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, lidhur me procedurat që duhen ndjekur për dekretimin e ministrave të rinj. Ende nuk dihet se çfarë e ka detyruar zotin Nishani të ndryshojë mendje, por nga ana e maxhorancës ka patur deklarata se pas këtyre zhvillimeve mund të kërkohej edhe shkarkimi i tij. Pritet që dekretet të shqyrtohen dhe miratohen në seancën parlamentare të së enjtes.