KRYEFAQJA » LAJME » Nishani dekreton Sokol Dervishaj në postin Ministrit të Transporteve

Nishani dekreton Sokol Dervishaj në postin Ministrit të Transporteve

Me propozim të kryeministrit, presidenti Nishani dekretoi të mërkurën emërimin e ministrit të ri të Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj dhe në të njëjtën kohë ka dekretuar edhe shkarkimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, pas dorëheqjes së tij. Dekretet e Presidentit pritet të kalojnë për votim në Kuvend në seancën e së enjtes. Por gjatë ditës, Nishani priti dhe Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, i cili i ka përcjellë shqetësimin e qytetarëve të kësaj Bashkie, që sipas tij ndihen të diskriminuar nga diferencimi i politikave të ndjekura qeveria qendrore në lidhje me investimet publike në vend. Duke e konsideruar si të  të papranueshme politikën diferencuese, kreu i shtetit sugjeroi që administrata e Bashkisë së Pogradecit të vendosë kontakte më të drejtpërdrejta me donatorë të huaj për të ndihmuar në mbështetjen e projekteve zhvilluese dhe përmirësimit të shërbimeve  për qytetarët.