KRYEFAQJA » LAJME » Nishani dhe Basha urojnë Trampin
Nishani dhe Basha urojnë Trampin

Nishani dhe Basha urojnë Trampin

Presidenti Bujar Nishani uron Presidentin e 45-të të SHBA-së, Donald Trump me rastin e marrjes së detyrës. Nishani shpreh bindjen se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të thellohet gjatë presidencës së Trumpit. ”Ju siguroj se shqiptarët do të vijojnë të jenë krah jush në realizimin e agjendës suaj kundër ISIS dhe terrorizmit ndërkombëtar, por edhe për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të agjendës euroatlantike”,nënvizon Presidenti Nishani në mesazhin e urimit për Presidentin Trump.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili morri pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump, uroi Presidentin për marrjen e detyres. “ Zoti e ndihmoftë në detyrën e tij! Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane”, thekson Basha.