KRYEFAQJA » LAJME » Nishani, emra të oficerëve të Policisë së Shtetit të lidhur me krimin
bujar-nishani

Nishani, emra të oficerëve të Policisë së Shtetit të lidhur me krimin

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur deklaratës së Presidentit të Republikës Bujar Nishani të bërë në një emision televiziv, se në zyrën e ministrit ka një dosje me emra konkretë të oficerëve të Policisë së Shtetit të lidhur me krimin. Sipas Tahirit vetëm në dy vjet, mbi 2.000 police ne procedim disiplinor e penal per korrupsion, shumicen prej tyre ish Ministri i Brendshem sot President, i mbante në detyrë. “Aspak habi qe thirrjes se Berishes per mobilizim e armatosje popullore, iu pergjigj ushtari me i bindur. Presidenti ditka dosjet qe kam une mbi tavoline. I pergjuari qe as tha e as denoncoi kush e pergjonte, ditka dosjet qe kam une mbi tavoline. Policia e Shtetit sot është ne krye te detyres, si kurre me pare. Policia, institucioni me i besuar nga qytetaret. Presidenti…ne rresht pas Shqupit” përfundon ministri Tahiri.