KRYEFAQJA » LAJME » Nishani: Hetim te paanshëm për ndërtimin e parkut të Liqenit!
bujar nishani, parku i liqenit, ndertim, hetimi i paanshem

Nishani: Hetim te paanshëm për ndërtimin e parkut të Liqenit!

Presidenti Bujar Nishani ka kërkuar në mënyrë institucionale një hetim të pavarur e të paanshëm ndërkombëtar të ndërtimeve në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Kjo bëhet e njohur përmes njoftimit të shpërndarë nga institucioni i presidentit mbi një takimi të zhvilluar me një grup aktivistësh civilë ku iu përcollën shqetësimet mbi çështje aktuale që lidhen me projekte që po zbatohen në Tiranë dhe që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve. Në përgjigje të shqetësimit të tyre, presidenti Nishani ka vënë në dukje nevojën e domosdoshme të: konsolidimit të mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për garantimin e të gjitha të drejtave te qytetarëve . Ky qëndrim i ri i presidentit Nishani, pritet të kontestohet nga Bashkia e Tiranës dhe maxhoranca, të cilat kohët e fundit janë përplasur ashpër për këtë çështje.