KRYEFAQJA » LAJME » Nishani: Homazhe në Memorialin e Pentagonit

Nishani: Homazhe në Memorialin e Pentagonit

Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë vizites në Shtetet e Bashkuara vendosi një kurorë me lule në Memorialin e Pentagonit për nder të burrave dhe grave që humbën jetën më 11 shtator të vitit 2001 duke u sakrifikuar për liri. Zoti Nishani dhe delegacioni shqiptar i dedikuan një ndalesë homazhi Memorialit në Pentagon, pikërisht në vendin ku përkujtohen 184 viktimat e sulmit terrorist të 15 viteve më parë. Delegacioni u prit nga Ndihmës Asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes Carpenter, i cili mbulon edhe bashkëpunimin ushtarak dypalësh mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Presidenti vizitoi kapelën përkujtimore të viktimave duke lënë një shënim në Librin e Ngushëllimeve.