KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Nishani, konsultime me Shoqatën e Ricikluesve

Nishani, konsultime me Shoqatën e Ricikluesve

Kur nuk i ka mbetur shumë kohë për t’u shprehur institucionalisht për ligjin e mbetjeve, presidenti Bujar Nishani ka vijuar të mërkurën konsultimet me Shoqatën e Ricikluesve. Sipas zyrës së shtypit të presidencës, mësohet se gjatë takimit, ricikluesit pasi i kanë shprehur z. Nishani argumentet mbi efektet negative që mund të ketë mosdekretimi i Ligjit, kanë kërkuar lënjen mënjanë të përdorjes politike dhe të shihet sipas tyre interesi i industrisë të riciklimit në ekonomi- zhvillim dhe mjedis. Po, në njoftimin e zyrës së informacionit të presidentit, thuhet se kreu i shtetit pasi vlerësoi industrinë e gjelbër ka deklaruar se Çështje te tilla të ndjeshme nuk duhen politizuar në mënyrë që më pas ato të mos dështojnë. Kreu i Shtetit ka garantuar Shoqatën e Ricikluesve se ligjin për Mbetjet do ta trajtojë me shumë seriozitet dhe se do të mbajë një qëndrim sa më të argumentuar në raport me të, duke vazhduar ndërkohë edhe konsulta të mëtejshme me ekspertë të fushës. Ky është takimi i dytë konsultues, të premten e shkuar Z. Nishani dëgjoi në presidencë edhe argumentat e Aleancës Kundër Importit të Plehrave pse nuk duhej sipas tyre të dekretohet ky ligj.