KRYEFAQJA » LAJME » Nishani kthen ligjin e pronave
Nishani dekreton emerimet e kërkuara nga Rama

Nishani kthen ligjin e pronave

Presidenti Bujar Nishani ka kthyer për shqyrtim në parlament ligjin “Për Trajtimin dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”, i paraqitur për shpallje më datë 11 dhjetor 2015. Zoti Nishani paraqit argumenta sipas të cilave ligji bie ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, jurisprudencën e GJEDNJ-së, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Ligji pritet të rishqyrtohet në seancë plenare të dimrit.
Çështja e pronave është nga më të debatueshmet në politikën shqiptare gjatë viteve të tranzicionit, por ajo nuk ka gjetur zgjidhje. Qeveria e kryeministrit Rama ka deklaruar vendosmërinë për ti dhënë fund kësaj situate, por zgjidhja cilësohet si një fund i tmerrshëm, në vend të një tmerri pa fund.