KRYEFAQJA » LAJME » Nishani kthen ligjin për arsimin e lartë
Nishani kthen ligjin për arsimin e lartë

Nishani kthen ligjin për arsimin e lartë

Presidenti Bujar Nishani i ka kthyer për shqyrtim parlamentit “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Në materialin drejtuar parlamentit ai paraqet gjashtë arsyet që e kanë detyruar që ta kthejë këtë ligj. Sipas zotit Nishani në thelb ligji “bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese dhe të GJEDNJ-së,  dhe ligje të tjera në fuqi në R.SH-së”.
Vendimin e tij presidenti e mori pas takimeve me një grup profesorësh të universiteteve shqiptare që e kundërshtojnë këtë ligj, si dhe ministren e arsimit dhe sporteve Lindita Nikolla. Në reagimin e saj të menjëhershëm zonja Nikolla tha se ishte e zhgënjyer nga ky vendim i presidentit, por u shpreh e vendosur në miratimin e ligjit, që sipas saj është produkt i konsultimeve të shumta.

bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese dhe të GJEDNJ-së,  dhe ligje të tjera në fuqi në R.SH-së.