KRYEFAQJA » LAJME » Nishani kthen për rishqyrtim ligjin “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”
nishani

Nishani kthen për rishqyrtim ligjin “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”

Një tjetër ligj është kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend nga Presidenti Bujar Nishani. Sipas kreut të shtetit, ligji “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, bie ndesh me Kushtetutën dhe jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Në argumentet shoqeruese të relacionit, Nishani arsyeton se rregullimi kushtetues është i qartë që çdo marrëveshje ndërkombëtare financiare duhet të ratifikohet me ligj, dhe kjo sipas tij, nuk mund të lihet në vlerësimin e Ministrit të Financave. E njëjta gjë, sipas Presidentit, mund të thuhet dhe për Marrëveshjet Ndërkombëtare financiare të granteve që përmban një klauzolë të përjashtimit nga ligji. I miratuar dy javë më parë në parlament, ky ligj konsiderohet me rëndësi themelore në procesin e lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare nga pala shqiptare, kryesisht nga Ministria e Jashtme.