KRYEFAQJA » LAJME » Nishani letër kuvendit për buxhetin e mbrojtjes 2017
bujar-nishani

Nishani letër kuvendit për buxhetin e mbrojtjes 2017

Presidenti i Republikës u ka kërkuar deputetëve të rritin planifikimin e buxhetit të mbrojtjes për vitin 2017 nga 0, 75% që është aktualisht në jo më pak se 1%. Më një letër drejtuar Kuvendit të Shqipërisë si Kryetar i Shtetit dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, z Nishani kujton se projektbuxheti që po shqyrtohet shkel Planin Afatgjatë të Zhvillimit 2016-2025 të Forcave të Armatosura, Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, Strategjinë Ushtarake, si dhe Dokumentin e Rishikimit të Mbrojtjes, i realizuar me mbështetjen e SHB. Shifrat e konstatuara prekin planifikimin afatgjatë për një buxhet të mbrojtjes në nivelin 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ndërkohë që projektbuxheti 2017 zbret për herë të parë që nga 1999 kur Shqipëria mori statusin e vendit Aspirant në 0.75 % të PBB-së! Kjo bie ndesh dhe me dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, që pas vitit 2015 e parashikon jo më te vogël se 1.5%. Po ashtu angazhimi i nënshkruar në Samitin e Varshavës për të çuar buxhetin e mbrojtjes në 2% është edhe më larg këtij planifikimi. Po ashtu Presidenti i Republikës tërheq vëmendjen për mosrespektimin e dokumenteve strategjike të mbrojtjes dhe për uljen e personelit përkundrejt rritjes së konsiderueshme që planifikon ministria e mbrojtjes për vititn e ardhshëm.