KRYEFAQJA » LAJME » Nishani- Manjani, bashkëpunim për KLD-në
Nishani- Manjani, bashkëpunim për KLD-në

Nishani- Manjani, bashkëpunim për KLD-në

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani po synon të ndërtojë e një KLD bashkëpunuese dhe reaguese ndaj fenomeneve negative. Vetë zoti Manjani ka folur për një takim të premten me kreun e këtij institucioni presidentin Bujar Nishani. “Pata një takim pune në një atmosferë miqësore me presidentin e Republikës. I shpreha gjithë mirënjohjen time kryetarit të KLD-së, të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Biseduam mjaft hapur për çështje që na shqetësojnë dhe gjeta mirëkuptim për të punuar në drejtim të menaxhimit sa më të mirë të punëve, dhe ushtrimit të detyrave kushtetuese” tha ai zoti Manjani.
Ministri i drejtësisë komentoi edhe ndalimin e një prokurori të premten nën akuzën e korrupsionit. “Ju e dini që jam përkrahës i ashpër i goditjeve për çështjet e korrupsionit, shkeljet e detyrës, jo vetëm në organet gjyqësore po gjithë andej ku kryhen shërbime ligjore kështu që do të kenë mnbështetjen time të pakufijshme. Do të kërkoj çdo lloj inspektimi së bashku me, në rastin e gjyqtarëve, të KLD-së, dhe të prokurorëve do ushtroj inspektime për çdo rast ku shqetësohet publiku. Kemi plot dosje në tryezë, këtë punë kemi, t’i marrim, t’i verifikojmë dhe të ushtrojmë detyrën ligjore” tha ministri i drejtësisë Ylli Manjani.