KRYEFAQJA » LAJME » Nishani në Krans Montana: Bashkimi Europian duhet të nxisë me tej reformat e ndërmarra nga vendet e Ballkanit
Nishani në Krans Montana: Bashkimi Europian duhet të nxisë me tej reformat e ndërmarra nga vendet e Ballkanit

Nishani në Krans Montana: Bashkimi Europian duhet të nxisë me tej reformat e ndërmarra nga vendet e Ballkanit

Bashkimi Europian duhet të nxisë me tej reformat e ndërmarra nga vendet e rajonit edhe në situatën postreferendum Brexit. Presidenti shqiptar Bujar Nishani i cili po merr pjesë në Forumin për Evropën Qëndrore dhe Lindore të Krans Montanës që po mbahet në Vjenë, bëri thirrje që reformat e nisura në rajon të mos dekurajohen, sepse vetëm projekti evropian ka demonstruar që i vë ato realisht në lëvizje. “Forca tërheqëse ishte vizioni i themeluesve të NATO-s dhe BE-së, që ende edhe sot mbetet forca tërheqëse më e madhe tek shqiptarët, por duket edhe tek një pjesë e mirë e vendeve të Ballkanit Perëndimor” tha zoti Nishani. Ai këmbënguli se “Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian për shqiptarët nënkupton standarde, zhvillim dhe mirëqenie. Ndaj mbetet jo thjeshte një ëndërr, por objektivi më madhor strategjik i vendit dhe e vetmja alternativë e  zhvillimit të tij”. “Investimi i bërë për paqen, pajtimin, stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni, duhen ruajtur dhe çuar më tej” ka kujtuar presidenti shqiptar.  Zoti Nishani ka tërhequr vemendjen pasi sipas tij “Stabiliteti në rajon është ende vulnerabil pasi demonët e së shkuarës ende enden nëpër Ballkan”.Eshtë e rëndësishme që ndryshimet e fundit te mos cënojnë sigurinë e hapësirës evropiane dhe vlerat perëndimore të kontinentit, ku tashmë janë të përfshira aktivisht edhe Shqipëria e vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor” tha presidenti shqiptar Bujar Nishani në Forumin për Evropën Qëndrore dhe Lindore të Krans Montanës që po mbahet në Vjenë.