KRYEFAQJA » LAJME » Nishani në Samitin e Jashtëzakonshëm të Krerëve të Shteteve të Procesit të Brdo-Brionit
Nishani dekreton emerimet e kërkuara nga Rama

Nishani në Samitin e Jashtëzakonshëm të Krerëve të Shteteve të Procesit të Brdo-Brionit

Me iniciativë të Presidentëve të Kroacisë dhe Sllovenisë, më 25 nëntor 2015, është thirrur për t’u mbajtur në Zagreb të Kroacisë, Samiti i Jashtëzakonshëm i Krerëve të Shteteve të Procesit të Brdo-Brionit. Sikurse njofton  presidenca shqiptare, në këtë samit do të marri pjesë edhe presidenti Bujar Nishani. Në fokus të këtij aktiviteti do të jenë çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj terrorizmit, të krizës së migracionit nga vendet në konflikt, si dhe të rivitalizimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Me synim forcimin e dialogut strategjik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, në këtë Samit të jashtëzakonshëm do të marrin pjesë si të ftuar të veçantë, Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, si dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Walter Steinmeier.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në këtë Samit dhe do të paraqesë këndvështrimin shqiptar për çështjet e mësipërme.