KRYEFAQJA » LAJME » Nishani: Ngjarja e Rinasit, pasojë heqja e kompetencave të presidentit
PS i kërkon Nishanit tërheqjen e dekretit për zgjedhjet lokale në Dibër

Nishani: Ngjarja e Rinasit, pasojë heqja e kompetencave të presidentit

Presidenti Bujar Nishani është përfshirë në polemikat lidhur me ngjarjen e ditëve të fundit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku persona ende të padidentifikuar rrëmbyen rreth 1 milionë euro në terminalin e transfertave të parave. Në një reagim të presidencës, ngjarja konsiderohet si kriminale, por ndërkohë vërehet se “Ky rast tregoi se sa rrezikshmëri dhe kufizim të ushtrimit të pushtetit ka krijuar heqja e një sërë kompetencash kushtetuese të Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në situatat e kërcënimeve të sigurisë kombëtare”. “Në këtë situatë, duke bashkëndarë shqetësimin serioz me të gjitha organet kushtetuese, Presidenti i Republikës gjykon se përballimi i ngjarjeve të tilla kërkon ushtrimin e kompetencave nga gjithsecili, përfshirë këtu edhe Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka të gjithë instrumentet dhe mekanizmat e duhur në dispozicion të tij për kontrollin, hetimin dhe vlerësimin mbi të gjitha institucionet që përgjigjen përpara Parlamentit” bëhet e ditur në reagim. Presidenti Nishani bën të ditur se “…në ushtrim të funksioneve të tij kushtetuese, për aq sa ato kanë mbetur,  do të vijojë të kërkojë nga të gjitha agjencitë ligj-zbatuese, zbulimin e plotë të kësaj ngjarjeje, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të saj dhe të personave që gjatë kohës së ushtrimit të detyrës lejuan apo dështuan të reagojnë sipas ligjit, si dhe rritjen efektivisht të masave të sigurisë në standardin që i takon një vendi anëtar të NATO-s”.