KRYEFAQJA » LAJME » Nishani nis konsultimet për zbatimin e Reformës në Drejtësi
Nishani nis konsultimet për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Nishani nis konsultimet për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një konsultë me ekspertë kushtetues lidhur me mënyrën sesi duhet të zbatojë një kompetencë të re kushtetuese pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të Reformës në Drejtësi. Sipas ligjit deri me 16 gusht, presidenti ka detyrimin ligjor të organizojë shortin për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Por situata është vështirësuar, për shkak të mungesës së ligjit që përcakton kriteret e kandidatëve. Pas konsultimeve me ekspertët presidenti bëri të ditur se vendimet e tij do të jenë të mirëargumentuara dhe në zbatim të plotë të kushtetutës. Por zoti Nishani pritet të zhvillojë konsultime edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare.