KRYEFAQJA » LAJME » Nishani nuk pret ambasadorët shqiptarë
PS i kërkon Nishanit tërheqjen e dekretit për zgjedhjet lokale në Dibër

Nishani nuk pret ambasadorët shqiptarë

Një incident duket se është konsumuar të enjten në marrëdhëniet midis presidencës dhe ministrisë së jashtme shqiptare. Presidenti Bujar Nishani, nuk ka pritur në takim trupën e ambasadorëve shqiptarë që prej dy ditësh po marrin pjesë në konferencën periodike në Tiranë. Trupa e ambasadorëve e udhëhequr nga ministri Bushati, ka pritur për disa minuta në sallën e pritjes në presidencë, kur janë lajmëruar se presidenti Nishani e kish të pamundur ti takonte për shkak të një angazhimi të minutave të fundit. Ende nuk dihet se çfarë e ka detyruar zotin Nishani të anullonte takimin. Vetë presidenca nuk ka dhënë asnjë spjegim. Ndërkohë në faqen e saj bëhet e ditur se zoti Nishani gjatë ditës së enjte ka pritur dhe ka dekoruar disa sportistë të njohur dhe artistë të Teatrit të Kukullave në Tiranë.