KRYEFAQJA » LAJME » Nishani pritet nga Shulz
Nishani Shultz

Nishani pritet nga Shulz

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, u takua të mërkurën me Presidentin e Parlamentit Evropian, zotin Martin Shulz, me të cilin bisedoi, mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit dhe përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe në funksion të këtij procesi. Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Presidenti Shulz dhe Parlamenti Evropian i kushtojnë marrëdhënieve me Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanin Perëndimor, duke evidentuar në mënyrë të veçantë rolin e fuqishëm të Parlamentit Evropian në mbështetjen dhe garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe institucioneve të saj demokratike.
Presidenti Nishani shprehu gjithashtu gjatë takimit vlerësimin për rezolutën e adoptuar për Shqipërinë, së fundmi nga Parlamenti Evropian, ku përtej vlerësimit të progresit të përgjithshëm të bërë nga vendi, theksohej edhe nevoja e adresimit të sfidave me shpejtësi dhe efiçencë.
Kreu i Shtetit e njohu Presidentin e Parlamentit Evropian mbi ecurinë e reformave për pesë prioritetet kyçe, si dhe vëmendjen që i kushton reformës në drejtësi dhe domosdoshmërisë së ruajtjes së vëmendjes edhe ndaj standardeve të të drejtave të njeriut dhe çështjes së respektimit të pronës.

(Sipas faqes web të presidences)