KRYEFAQJA » LAJME » Nishani pritet nga Tusk
Nishani pritet nga Tusk

Nishani pritet nga Tusk

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, ka vlerësua progresin e bërë nga Shqipëria vitet e fundit, ndërsa ka garantuar bashkëpunim politik për reformat. Zoti Tusk i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët shtyp me presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, pas një takimi dy palësh në Bruksel. Presidenti shqiptar është shprehur se “Po përpiqemi të përmbushim kriteret për anëtarësim në BE” ndërsa zoti Tusk  ka shprehur bindjen se një gjë e tillë do të ndodhi. Ai theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë reformat dhe të ketë dialog mes partive politike, duke deklaruar se ajo është partner i besueshëm i Bashkimit Europian. Çështja e refugjatëve të cilët janë të bllokuar në Greqi ka qenë një tjetër temë e rëndësishme mes zotit Nishani dhe zotit Tusk. “E sigurova Presidentin Tusk se Shqipëria është e vendosur të vazhdojë politikën e saj për të pasur marrëdhënie të mira me fqinjët në të gjithë rajonin. I kushtuam rëndësi edhe krizës së refugjatëve. E vlerësoj shumë punën që ka bërë BE”, tha ndër të tjera presidenti Nishani.