KRYEFAQJA » LAJME » Nishani, reagimet për pajisjen e përgjimit
PS i kërkon Nishanit tërheqjen e dekretit për zgjedhjet lokale në Dibër

Nishani, reagimet për pajisjen e përgjimit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani reagoi në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar nga ai në vitin 2007. Qeveria të ndalojë përpjekjet për mashtrimin e opinionit publik në lidhje me marrëveshjet e bashkëpunimit me shtetin italian, thuhet në dekaratën e shpërndarë nga presidenca. Më tej Nishani sqaron se marrëveshja nuk ka asnjë lidhje me veprimet antiligjore dhe të dënueshme të përdorimit të mjeteve ilegale dhe të paligjshme nga Policia shqiptare. Gjithashtu në reagimin e tij Nishini kërkon mos pengimin e ushtrimit të funksionit kushtetues dhe detyrës ligjore të Prokurorisë së Shtetit për hetimin e ekzistencës dhe përdorimit të një pajisjeje interceptuese nga ana e Ministrisë së Brendshme.