KRYEFAQJA » LAJME » Nishani: Reforma në drejtësi-jetike për proceset integruese të vendit
bujar-nishani

Nishani: Reforma në drejtësi-jetike për proceset integruese të vendit

Reforma në drejtësi dhe miratimi në tërësi i paketës kushtetuese të saj është një nga kushtet themelore të anëtarësimit në bashkimin Europian të Shqipërisë. Për presidentin e Republikës Bujar Nishani kjo reformë është tepër jetike për proceset integruese të vendit. Nishani gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i tha këto deklarata gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. Presidenti Nishani foli edhe për zhvillimet e tjera politike dhe sociale që po zhvillohen në Shqipëri ndërsa tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë sfidat më të rëndësishme që duhen luftuar pa kompromis.