KRYEFAQJA » LAJME » Nishani: “Shqipëria është në krah të Francës në këto momente të vështira”
Nishani: "Shqipëria është në krah të Francës në këto momente të vështira"

Nishani: “Shqipëria është në krah të Francës në këto momente të vështira”

Presidenca shqiptare organizoi të dielën një cermoni në respekt të viktimave që humbën jetën në Paris të premten gjatë sulmeve terroriste. Fasada e godinës presidenciale, ishte ndricuar me dritat blu, të bardha dhe të kuqe, simbol i flamurit francez, me të cilin është solidarizuar këto ditë mbarë bota.
Presidenti Bujar Nishani tha se “Shqipëria është në krah të Francës në këto momente të vështira”. “Dua t’ju kutjoj qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në aleacën e saj për të përballuar me sukses luftën kundër terrorizmit, dhunës, intolerancës” tha zoti Nishani. “Shqipëria është në krah të Francës, dhe të gjithë aleatëve në këtë betejë që do të ketë vetëm një fund, fitoren e lirisë dhe paqes kundër dhunës e barbarisë. Paqe e përjetshme për viktimat, i paharruar kujtimi i  tyre” u shpreh presidenti shqiptar.
Ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi, shprehu mirenjohjen për solidarizimin e Shqipërisë me Francën: “Ngjyrat e flamurit francez në fasadën e presidencës së republikës dhe në fasadën e kryeministrisë janë homazhi më i bukur që ju si vend mund të bënit“ tha zoti Fitoussi.
Në ceremoni ishin t pranishëm kreu i Kuvendit Ilir Meta, kryetari i opozitës Lulzim Basha, kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, pjesetarë të komunitetit mysliman dhe atij katolik.