KRYEFAQJA » LAJME » Nishani: Shqipëria, krah aleatëve në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar
Nishani: Shqipëria, krah aleatëve në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar

Nishani: Shqipëria, krah aleatëve në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar

Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë krah aleatëve të saj në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar. Deklaratën e tij zoti Nishani e bëri gjatë fjalimit të mbajtur në sesionin aktual të vjeshtës të OKB-së. Ai tha se Shqipëria vlerëson rolin e OKB-së në luftën globale kundër terrorizimit ndërsa riafirmoi vullnetin e saj në mbështetje të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit. “Vendi im do të vijojë me vendosmëri të jetë i angazhuar dhe kontribuojë edhe në nivel rajonal për të adresuar dhe dhënë përgjigje ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomenit të “luftëtarëve të huaj”, si dhe për promovimin e ideve dhe programeve të cilat nxisin respektin dhe bashkëjetesën ndërfetare” th zoti Nishani. “Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që iu bashkua Koalicionit Global kundër ISIS .Sot ajo renditet krah vendeve proaktive të angazhuara për zbatimin në tërësi të Strategjisë Globale Kundër Terrorizmit” shtoi ai.
Në fjalën e tij presidenti Nishani deklaroi vendosmërinë e Shqipërisë në mbështetje të zgjerimit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, si edhe procesin e antarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare. Sipas kreut të shtetit shqiptar, kjo i shërben forcimit të paqes në rajonin e Ballkanit. “Sot, Kosova njihet nga 109 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara, dhe jam i bindur se shumë shpejt edhe vende të tjera të Organizatës do ta njohin, duke kontribuar për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore e më gjerë” tha zoti Nishani.