KRYEFAQJA » LAJME » Nishani: Shqiptarët po provokohen sërish
Nishani kthen ligjin: Drejtori i RTSH të zgjidhet me konsensus

Nishani: Shqiptarët po provokohen sërish

Presidenti Bujar Nishani vazhdon të shprehi pakënaqësinë, por dhe vendosmërinë e tij për kundërshtuar ligjin e pronave të miratuar nga maxhoranca e majtë në fund të vitit të kaluar dhe të rivotuar edhe pas kthimit në parlament. Zoti Nishani shfrytëzoi pjesmarrjen e tij në përkujtimin e 71 vjetorit të kryengritjes në Malsinë e Madhe, kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri. “Askush s’do ta besonte se në 2016 do vinte ligj për të rikonfiskuar pronat” tha zoti Nishani, i cili e ka kundërshtuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti Bujar Nishani edhe një herë preku çështjen mjaftë të debatueshme të hapjes së dosjeve, duke këmbëngulur se ligji është i paplotë pa një një ligj për lustracionin. “Nuk do te rresht sa të jem në këtë institucion t’i përkujtoj këto ngjarje të rëndësishme për vendin” tha ai. “Deri para pak ditesh askush nuk mendonte se pas 25 vitesh te rrezimit të regjimit të shihnim tentativa me kurajo të paimagjinueshme të na shfaqnin simbolet e asaj diktature. Askush nuk mendonte se mekanizmat e egra të vrasjes së shqiptarëve do te tentonin të provokonin sërish shqiptarët”‘ju rikthye zoti Nishani edhe një herë çështjes së ligjit të pronave. “Ju jeni këtu për të mos lejuar asnjë provokim të kësaj natyre. Krimet e komunizmit janë pa u hetuar dhe dënuar” ju drejtua ai të pranishmëve.
Deklarimet e zotit Nishani pritet të sjellin reagimin e së majtës në pushtet. Në jo pak raste zyrtarët e lartë të qeverisë përfshirë edhe kryeministrin Rama janë shprehur se do t’i japin fund brenda dhjetë vjetëve çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave e mbajtur peng sipas tyre nga qeveritë e deritanishme, ndërsa kanë vleresuar maksimalisht ligjin e hapjes së dosjeve.