KRYEFAQJA » LAJME » Nishani, takim me sekretarin e pergjithshëm të OKB
bujar niashani, takime, okb

Nishani, takim me sekretarin e pergjithshëm të OKB

Shqipëria është tërësisht e angazhuar për zbatimin e iniciativave të OKB-së në nivel kombëtar. Në takimin me sekretarin e pergjithshëm të kësaj organizate Ban Ki Muun gjatë punimeve të sesionit të 71-të të asamblesë së përgjithshme të kësaj organizate në Nju Jork, Presidenti Bujar Nishani e siguroi zyrtarin e lartë të OKB-së për rolin pro-aktiv të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare dhe avancimin e të drejtave të njeriut. Presidenti Nishani vleresoi lidershipin e treguar nga sekretari Ban në inciativat e marra nga organizata gjatë drejtimit të tij, veçanërisht me ato që lidhen me klimeë, axhendën për njerëzimin dhe planin e veprimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. “Njerëzit kanë nevojë për shpresë dhe me iniciativat tuaja ju ia keni dhënë këtë.” raportohet t’i kete thene Presidenti Nishani sekretarit te pergjithshem te OKB-se. Gjate punimeve te asamblese se OKB-se, presidenti Nishani gjithashtu eshte takuar me homologun e tij polak Andrej Duda, me te cilin ka biseduar mbi mundesite e bashkepunimit mes rajoneve europiane, zhvillimet më të fundit në Bashkimin Evropian dhe krizën e refugjatëve, si dhe për mundësinë e mbështetjes së kandidaturave reciproke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Ndërsa, gjatë një takimi me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovic, kjo e fundit dhe Presidenti Nishani u fokusuan veçanërisht në nevojën për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal, në funksion të rritjes së metejshëm të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.