KRYEFAQJA » LAJME » Nishani takohet me përfaqësues të shoqërisë civile
Nishani

Nishani takohet me përfaqësues të shoqërisë civile

Përfaqësues të shoqërisë civile i janë drejtuar Presidentit të Republikës për ankesat që kanë në lidhje me ndërtimin e Parkut të Lodrave në Liqenin Artificial. Mëngjesin e kësaj të marte ata u pritën nga kreu i shtetit, e ndërsa në dalje theksuan se presidenti Nishani u ka premtuar mbështetje në kauzën e tyre. Nga ana tjetër, shoqëria civile e ka informuar kreun e shtetit se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar projektin e bashkisë. “Arsyeja pse erdhëm është se ne nuk kemi gjetur mbështetje nga institucionet e tjera pas një rrugëtimi shumë të gjatë. E kemi ftuar që të vijë e të shikojë vendin tek Parku” – janë shprehur pas takimit përfaqësuesit e ambientalistëve.