KRYEFAQJA » LAJME » Nishani: Zbatim sa më i shpejtë i reformës në drejtësi
Bujar Nishani

Nishani: Zbatim sa më i shpejtë i reformës në drejtësi

Presidenti Bujar Nishani i kërkon palëve politike të nisin sa më shpejtë zbatimin e Reformës në Drejtësi. Këtë apel, kreu i shtetit e bëri gjatë një interviste me Televizionin Shqiptar në mbyllje të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me fokus debatin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. I pyetur për kalimin në heshtje të Ligjit të Vettingut, kreu i shtetit e argumentoi me nene dhe çështje, të cilat sipas tij nuk ishin korrekte në mënyrën sesi trajtohej institucioni i Presidentit të Republikës. Për dekretimin ose jo të ligjit të importit të mbetjeve, z. Nishani shpjegoi se qëndrimin insitucional do ta japë pas një konsulte me ekspertë të fushës, ndërsa nuk hezitoi t’a cilësojë kultivimin e kanabisit si shqetësuese dhe alarmuese.