KRYEFAQJA » LAJME » Kapitenët Regjentë të Republikës së San Marinos vizitë në Tiranë
Nishani pret krerët e San Marinos

Kapitenët Regjentë të Republikës së San Marinos vizitë në Tiranë

Me ftesë zyrtare të presidentit Bujar Nishani, të premten nisën një vizitë zyrtare, Kapitenët Regjentë të Republikës së San Marinos, Gian Nicola Berti dhe Massimo Andrea Ugolini. Si në takimet kokë më kokë ashtu dhe mes delegacioneve, u kërkua intensifikimi i bashkëpunimit politik-ekonomik-social mes dy vendeve ku kryefjala është integrimi europian. Ardhja zyrtare e kapitenëve regjentë në Tiranë përkon me 40-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe San Marinos.