KRYEFAQJA » LAJME » Nishani: Zgjedhjet parlamentare më 18 qershor
Nishni: Zgjedhjet parlamentare më 18 qershor

Nishani: Zgjedhjet parlamentare më 18 qershor

Presidenti Bujar Nishani dekretoi të hënën datën e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri. Sipas njoftimit zgjedhjet për Kuvendin Popullor do të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017. Njoftimi i datës nga zoti Nishani erdhi gati papritur. Në Shqipëri ishte bërë traditë që data e zgjedhjeve si të përgjithshme, ashtu edhe lokale, të përcaktohej në bashkëpunim me forcat politike. Para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, zoti Nishani kishte organizuar disa konsultime me përfaqësues të partive politike pjesmarrës në zgjedhje. Për zgjedhjet e viti 2017 zoti Nishani nuk njoftoi takime me përfaqësuesit e partive. Tashmë pritet që partitë shqiptare të intensifikojnë përpjekjet për përmirësimin e Kodit Zgjedhor,  që do të aplikohetnë zgjedhjet e vitit 2017, si një nga kushtet e ndërkombëtarëve lidhur me zhvillimin demokratik të vendit.