KRYEFAQJA » LAJME » Nisi sot në Tiranë, Shkolla Europiane Verore
Nisi sot në Tiranë, Shkolla Europiane Verore

Nisi sot në Tiranë, Shkolla Europiane Verore

Ilir Meta dhe kryediplomatja e bashkimit europian në vendin tonë Romana Vlautin ndanë të njëjtin qëndrim kur flitet për integrimin e vendit në bashkimin europian. Në ceremoninë e çeljes së shkollës verore europiane, Meta dhe Vlautin duke folur për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi, vunë theksin se edhe për reforma të tjera, që i shërbejnë forcimit dhe transformimit të vendit, duhet bashkëpunim dhe dialog politik.

Për proçesin e zgjerimit foli edhe ish-ministrja integrimit , kryetarja e këshillit të integrimit Majlinda Bregu e cila vuri theksin në rekomandimet e bashkimit europian.

Shkolla verore synon të japë edukimin e duhur për të qenë të përgatitur në procesin e integrimit dhe vjen në një moment të rëndësishëm dhe pozitiv, kur pritet dalja e raportit të BE-së pas pak javësh, ku Shqipëria do mund të bëjë një hap tjetër përpara, pas statusit të vendit kandidat.