KRYEFAQJA » LAJME » Nisin qetësisht votimet në Kolonjë

Nisin qetësisht votimet në Kolonjë

Që prej orës 7.30 në Kolonjë kanë nisur zgjedhjet e parakohshme për kreun e ri të bashkisë, pas ndarjes së papritur nga jeta të ish kryetari Arben Malo. Në zgjedhje janë ftuar të marrin pjesë 16700 votues, të cilët do të hedhin votat në 36 qendra votimit. Në garë janë Ilia Stefo i Aleancës për Shqipërinë Europiane, aktualisht në pushtet dhe për opozitën nga agroambientalisti Dritan Hajro i përzgjedhur nga Partia Agrare Ambientaliste. Deri në orë 10 pjesmarrja e votuesve i ka kaluar 11 për qind. Policia lokale ka angazhuar afro 70 efektiva të cilat janë vendosur pranë qendrave të votimit. Njoftimet deritanishme flasin për një proces të qetë zgjedhore.
Fushata një mujore ka qenë e qetë dhe forcat politike si të majta ashtu dhe të djathta kanë shpalosur para zgjedhësve aletrenativat e tyre. Më pak se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, maxhoranca e majtë kërkon të konfirmojë se ajo mbështetet nga shumcia e shqiptarëve për reformat e saj gjatë katër viteve në pushtet, ndërsa opozita synon të provojë të kundërtën, sipas saj rrënimin e Shqipërisë.