KRYEFAQJA » LAJME » Një aksident i rëndë i merr jetën 3 te rinjve në Gosë të Kavajës
Kavajë-aksident

Një aksident i rëndë i merr jetën 3 te rinjve në Gosë të Kavajës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Rrogozhinë-Plepa. Një autoveturë tip Voksvagen Golf në të cilën udhëtonin tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar më pas në një kanal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gosë të Kavjës, pranë një karburanti në sensin me drejtim Durrësin. Burime të policisë së Kavajës kanë bërë të ditur se në këtë automjet, i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale V.K 27 vjec, kanë qenë edhe shtetasja M.K 32 vjec dhe K.Ç 22 vjec, që të tre nga qyteti i Fierit. Aksidenti mendohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, por policia ka marrë njoftim për ngjarjen vetëm në orën 8.15 të ditës së sotme nga banorët e zonës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nxjerrë trupat e viktimave nga autovetura, të cilët më pas janë dërguar në morgun e spitalit të Kavajës. Identifikimi i viktimave është bërë në bazë të mjeteve të identifikimit që janë gjetur në trupat e tyre. Grupi hetimor i policisë dhe një prokuror po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti me pasoja të rënda.