KRYEFAQJA » LAJME » Një aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Kasharit, ku drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi I. N., ka aksidentuar një punëtor të mirëmbajtjes së autostradës. Aksidenti ka rezultuar fatal për punëtorin e identifikuar si shtetasi me iniciale A.F, 60 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Blutë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.