KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Një ditë Europe e kremtuar me muzikë
dita europes, koncert, muzike per europen, inva mula, vikena kamenica, klodian kacani, opera, soprano

Një ditë Europe e kremtuar me muzikë

Europa nuk është thjesht një bashkim apo zgjerim kufinjsh, është mbi të gjitha një nocion bashkëndarje vlerash kulturore. E ku më mirë se sa me simfonine e 9-të të Bethovenit mund të mishërohen vlerat europiane edhe në një vend kandidat si yni, i cili gjithësesi është natyrshëm pjesë e Europës me vlerat dhe kulturën që përcjell. Koncerti për Europën në të cilin ishte i pranishëm dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ish minitriiI kulturës në Francë, Frederic Miterrand, ka përçuar përmes muzikës ndjesitë dhe vlerat që edhe në kohë krize Europa e bashkuar synon.

Frederic Miterrand është shprehur: “Sonte është një natë shumë e veçantë, një natë për Shqipërinë dhe Europën dhe lidhjen mes Shqipërisë dhe Francës. Sikurse mund ta dini unë kam qënë ministër kulture për disa vjet dhe besoj se përmes kulturës mund të ndërtojmë një urë shumë të fortë mes dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Francës dhe mes Shqiperisë dhe Bashkimit Europian. Kultura shqiptare i ka dhënë shume edhe Francës, Inva Mula, Anri Sala sa për të përmendur disa emra”.

Koncerti i organizuar nga Juliene Roche dhe Fondacioni Culture Europe solli në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit një mishërim autentik të vlerave europiane përmes muzikës. Me një miksim të instrumentistëve të Liceut Artistik Jordan Misja dhe instrumentisteve dhe korit të Teatrit të Operas dhe Baletit çdo notë ishte një përjetim madhështor në dirigjimin e mjeshtrit Akoka. Për të kulmuar me tej me interpretimin e finales nga sopranoja e njohur Inva Mula, mezosoprano Vikena Kamenica dhe tenori Klodjan Kacani. Një ditë Europe e kremtuar me muzikë.