KRYEFAQJA » LAJME » Djegia e autobuzit, tre nga pacientet në gjendje të rëndë

Djegia e autobuzit, tre nga pacientet në gjendje të rëndë

Një ditë pas aksidentit tragjik gjendja e pacientëve në spitalin e diegie-plastikës paraqitet e stabilizuar . Sipas prof Gjergji Belba, nga 11 pacientë të shtruara dje, një ka dalë nga spitali pasi ka marrë trajtim në toksiokologji, dy gjenden të shtruara në pavion ndërsa 8 gratë me djegie të shkallës së 3-të mbahen në reanimacion, pasi janë në gjendje kritike. Mjekët presin kalimin e 48 orëve për të qartësuar vijueshmërinë e gjendjes së tyre shëndetësore. Ndërkaq bëhet e ditur se drejtuesi i automjet është ndaluar nga policia.